E premtja sjell rikthimin gradual në rutinën e përditshme. Disa shenja do të ndiejnë lodhje dhe nervozizëm, ndërsa për Bricjapin nis një periudhë më e qetë dhe më e kthjellët.
Dashi: Çështjet që i kishit lënë pezull do të rikthehen në vëmendje. Ju pret një ditë e ngarkuar, ndaj ruani energjitë.
Demi: Ritmet e vrullshme fillojnë të ngadalësohen. Është koha të qetësoheni dhe të rigjeni ekuilibrin e brendshëm.
Binjakët: Rikthimi në jetën e zakonshme nuk ju entuziazmon. Në punë mund të lindin disa përplasje, ndaj tregohuni të kujdesshëm.
Gaforrja: Përgjegjësitë në punë dhe familje mund t’ju bëjnë nervozë. Do të keni nevojë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e njerëzve të dashur.
Luani: Jupiteri ju ndihmon të rigjeni harmoninë. Rikthimi në rutinë mund të jetë i vështirë në fillim, por do të përshtateni shpejt.
Virgjëresha: Inteligjenca, ironia dhe shpirti kritik mbeten pikat tuaja të forta. Kërkoni qetësi dhe vende më pak të mbushura me njerëz.
Peshorja: Hëna ju jep energji për të ecur përpara. Në vendimet e rëndësishme përdorni më shumë arsyen dhe më pak zemrën.
Akrepi: Kontaktet dhe marrëdhëniet shoqërore shtohen. Në punë do të keni fat, nëse nuk lejoni askënd t’ju pengojë ambiciet.
Shigjetari: Rikthimi në rutinë ju sjell shqetësim dhe dëshirë për ndryshim. Mund të tundoheni të lini gjithçka dhe të nisni një jetë të re.
Bricjapi: Fillon një periudhë më e qetë dhe e kthjellët. Do t’i përballoni me racionalitet angazhimet dhe problemet në punë.
Ujori: Venusi sjell romantizëm dhe forcë emocionale. Keqkuptimet në çift mund të lihen pas, ndërsa me Dashin dhe Shigjetarin lindin afrime të bukura.
Peshqit: Marrëdhënia në çift kërkon më shumë vëmendje. Për të zgjidhur një problem të vjetër, duhet të pranoni disa kompromise.








