Hamza: Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i cilësuar emocionuese fjalët e tij nga Haga.

Hamza ka thënë se Thaçi “shënoi një epokë” dhe se edhe nga Haga vazhdon të flasë me krenari për luftën çlirimtare dhe me besim në drejtësi.

“Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se, sipas tij, një jetë në shërbim të Kosovës dhe lirisë nuk mund të zhbëhet nga procesi gjyqësor në Hagë.

“Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distancë”, ka thënë Hamza.

Kreu i PDK-së u është drejtuar drejtpërdrejt Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, duke thënë se i presin në Prishtinë më 16 shtator.

“Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe. Liria ka emër”, ka deklaruar Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit