Limaj publikon fotografi me Thaçin: Ju presim fitimtar!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor në Hagë.

Komandant Çeliku, ka shprehur mbështetjen e tij për Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Ju presim fitimtar!”, ka shkruar Limaj në reagimin e tij, teksa ka publikuar një fotografi me Thaçin, ku të dy shihen të veshur me uniformat e UÇK-së.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit