Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një marrëveshje të gjerë politike mes pozitës dhe opozitës për tejkalimin e krizave institucionale dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike të vendit.
“Politika kosovare, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta”, ka thënë Thaçi.
Ai ka përmendur sigurinë nacionale, reformat demokratike dhe elektorale, politikën e jashtme, investimet në mbrojtje, integrimin në NATO dhe BE, raportet me SHBA-në e Shqipërinë, si dhe dialogun me Serbinë.
Aktgjykimi në rastin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.








