Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i është drejtuar Albin Kurtit përmes një videoje të publikuar nga aksioni i PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Deputetët e PDK-së kanë bllokuar dyert e ndërtesës së Qeverisë, në shenjë kundërshtimi ndaj qëndrimit të Kurtit në zyrën e kryeministrit, pasi ai ka marrë mandatin e deputetit.
“Dil nga zyra, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos së publikuar nga vendi i ngjarjes.
PDK-ja po kërkon që Kurti ta lirojë menjëherë zyrën e kryeministrit, duke e cilësuar qëndrimin e tij në Qeveri si uzurpim të institucionit.
Po ashtu, PDK-ja po kërkon thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari.








