Nora Istrefi ishte e ftuar në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, të realizuar nga Butrint Pasjaqa, ku foli hapur për karrierën, familjen, jetën personale dhe disa nga të pathënat e saj.
Gjatë intervistës, këngëtarja ndau edhe një moment të veçantë nga familja e saj. Motra e saj, Nita, është bërë nënë e një vajze, duke e bërë Norën teze për herë të parë.
Nora u pyet gjithashtu nëse ka dëshirë të ketë edhe një fëmijë. Këngëtarja tregoi se po, e mendon mundësinë për t’u bërë nënë për herë të dytë dhe se një fëmijë do të ishte i mirëseardhur në çdo moment.
Por, a është Nora aktualisht në një lidhje apo vazhdon të jetë single? Çfarë mendimi ka ajo për shtatzënitë përmes IVF-së? Dhe cilat janë të pathënat e tjera që zbuloi këngëtarja gjatë intervistës?
Të gjitha këto dhe shumë më tepër mund t’i gjeni në intervistën e plotë më poshtë.








