I ftuar mbrëmë në emisionin “Prime Verë” në Kanal 10, të moderuar nga Shëndrit Lumi dhe Saranda Bujupi Rama, këngëtari Blero u përfshi në një sfidë, ku duhej t’i bënte një “prank” bashkëshortes së tij, Eronitës.
Gjatë telefonatës, Blero i tregoi se kishte marrë një ftesë për t’u rikthyer sërish në “Big Brother” dhe se nuk e dinte çfarë të bënte.
Ai i tha se e kishte telefonuar për të marrë mendimin e saj.
Eronita, pa e kuptuar se bëhej fjalë për një sfidë, iu përgjigj:
“Nëse ti mundesh me nejt pa bebin, ti shko, kqyre vet”
“Blero, hajt të mendoj edhe njëherë, beb”, i tha ai, duke e përfunduar me sukses sfidën.
Pak më vonë, pasi kuptoi se gjithçka kishte qenë një sfidë, Eronita i dërgoi një mesazh Bleros, duke i shkruar me humor:
“Shihemi te shpija”.
Pas përfundimit të sfidës, Blero foli edhe për mundësinë e një rikthimi në “Big Brother”.
Ai tha se në këtë pikë të jetës do ta kishte të pamundur të bëhej sërish pjesë e formatit, por nuk e përjashtoi plotësisht një mundësi të tillë.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh këngëtari, duke shtuar se “me ofertën e duhur” mund edhe t’ia ndryshonte mendjen.
Duket se, edhe pse aktualisht rikthimi në “Big Brother” nuk është në planet e tij, Blero e la derën hapur për një surprizë të mundshme në të ardhmen.








