Mashtrim për transplantim veshke, dëmtohet qytetari për 134 mijë euro – Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, V.H. dhe A.K., të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, lidhur me një rast ku një qytetar dyshohet se është dëmtuar në shumën prej 134 mijë e 761 euro.


Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur gjatë periudhës nga 26 maji 2021 deri më 29 shtator 2023, në fshatin Lubeniq të Komunës së Pejës.

I pandehuri V.H. dyshohet se është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi dhe i ka premtuar të dëmtuarit se do t’ia mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës.

Në bazë të aktakuzës, ai dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar para nga i dëmtuari, kinse për shpenzime spitalore dhe procedura që lidheshin me transplantimin.

Prokuroria thotë se V.H. dyshohet se ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim që tek i dëmtuari të krijonte bindjen se procedura do të realizohej.

Nga këto veprime, sipas aktakuzës, i dëmtuari është shkaktuar dëm material në vlerë prej 134,761 euro.


Ndërkaq, i pandehuri A.K. dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës, duke e njoftuar të dëmtuarin me V.H.-në dhe duke e paraqitur atë rrejshëm si mjek në Turqi.

Sipas Prokurorisë, A.K. i ka krijuar të dëmtuarit besim lidhur me kompetencat dhe mundësitë e V.H.-së për organizimin e transplantimit.


Për personin tjetër të përfshirë në rast, i cili dyshohet se është paraqitur si dhurues i veshkës, procedura penale është veçuar.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se me ngritjen e aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit