Beqir Selimi është një nga tre të arrestuarit në aksionin e djeshëm të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe Policisë.
Selimi, siç raportoi Gazeta mbrëmë, është përmendur edhe në lidhje me grupin e Dibran Hoxhajt. Në disa pamje të publikuara më herët nga mediat, ai shihet duke u përfshirë në një përleshje me Edison Hotin, në një incident ku ishte i pranishëm edhe Hoxhaj.
Selimi i kishte ofruar siguri Dibran Hoxhajt gjatë kohës sa ky i fundit ishte i lirë.
Gazeta ka publikuar pamje, ku Selimi shihet duke rrahur një person në prezencë të Kobrës. Kliko KËTU për t’i parë pamjet.








