“Po shkelet Kushtetuta”, PDK diskuton hapat e ardhshëm për zhvillimet në vend

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë.

Sipas njoftimit, Kryesia e PDK-së vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, duke konkluduar se këto paraqesin cenim të vetë themeleve të shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik mbetet përgjegjësi e përbashkët dhe se PDK-ja është e vendosur në përmbushjen e këtij obligimi.

Kryesia e PDK-së u shpreh se do të vazhdojë t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në vend dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, demokracisë dhe parlamentarizmit në Kosovë.

Sipas njoftimit, në mbledhje iu dha mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë më 8 gusht me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë Albin Kurtin nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit