Peci, Ramës për protestën ndaj Qeverisë: S’mund të flasësh në emër të të gjithë kryetarëve

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka kërkuar nga Përparim Rama që të mos flas “në emër të të gjithëve”. Ky reagim vjen pasi kreu i Prishtinës ka njoftuar protestën ndaj Qeverisë nga kryetarët e komunave me datë 1 shtator.


“JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!

E kuptoj tendencën tënde për të luajtur rolin e liderit opozitar karshi Qeverisë, por nuk kam mirëkuptim karshi tendencës të flasësh në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, e aq më pak të Mitrovicës.


Nëse diçka e dëmton interesin publik dhe qytetar, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, është tendenca e krisur që disa komuna t’ia bëjnë opozitën Qeverisë. Ata që i paskan shkaktuar 334 milionë euro dëm (nëse po flisni për kontratën kolektive) i ke në tavolinë, po ti s’e di kontekstin institucional dhe politik në vend, dhe për këtë dëm prej qindra milionë eurosh askush nuk është ftuar as në intervistim, as për të dhënë shpjegim” shkruan Peci në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit