Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas takimit me drejtuesit e subjekteve politike që iu përgjigjën ftesës së saj për konsultime.

Haxhiu ka falënderuar pjesëmarrësit për gatishmërinë për të kërkuar një zgjidhje për situatën politike, duke thënë se, pavarësisht dallimeve, dialogu është i domosdoshëm.

Ajo ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje më e gjerë politike dhe se palët nuk duhet ta shtyjnë këtë çështje deri në ditën e fundit.

“Për presidentin na duhet një marrëveshje më e gjerë se ajo që kërkohet për formimin e institucioneve të tjera. Këtë e dimë të gjithë dhe nuk kemi as arsye, as kohë, ta shtyjmë për ditën e fundit atë për të cilën, në fund, gjithsesi duhet të ulemi dhe të merremi vesh”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas saj, në takim është ritheksuar se vendit nuk i duhen zgjedhje të reja, ndërsa të gjitha palët duhet të kontribuojnë për arritjen e një marrëveshjeje për një President konsensual.

Haxhiu ka kritikuar edhe refuzimin apo bojkotimin e takimeve, duke thënë se një qasje e tillë nuk çon drejt marrëveshjes.

“Refuzimi apo bojkoti i takimeve nuk është rrugë drejt marrëveshjes. Mospajtimi është legjitim, por shmangia e dialogut nuk zgjidh asgjë”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Haxhiu ka bërë thirrje për përgjegjësi të përbashkët, dialog dhe marrëveshje politike.

“Përgjegjësia për zgjidhjen është e përbashkët prandaj duhet përgjegjësi, dialog dhe një marrëveshje që i shërben interesit të përbashkët”, ka shkruar Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit