Ia uroi Kurban Bajramin, më pas dyshohet se e preu në fy*t – ngrihet aktakuzë për vrasjen në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Arben Spasollit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës Erduan Ibrahimi.

Prokuroria pretendon se i pandehuri ka shkuar në banesën e viktimës, ku në atë moment ndodheshin edhe personi i dëmtuar Shaban Ibrahimi., dëshmitari I.M. dhe vajza e mitur gjashtëvjeçare e viktimës.

Sipas aktakuzës, në momentin kur viktima ia ka hapur derën, i pandehuri fillimisht i ka folur, e ka përqafuar dhe ia ka uruar festën e Kurban Bajramit. Më pas, pasi ka hyrë në banesë, ai dyshohet se papritmas ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës.

Si pasojë e plagëve të shkaktuara, viktima ka humbur jetën pa arritur të dërgohet në spital.


Prokuroria pretendon gjithashtu se pas sulmit ndaj viktimës, i pandehuri është drejtuar edhe ndaj Shaban Ibrahimi. , duke tentuar ta godasë në pjesën e fytit.


I dëmtuari ka arritur t’i shmanget goditjes, ndërsa sipas aktakuzës, i pandehuri e ka goditur në fytyrë, përkatësisht në hundë dhe buzë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Në aktakuzë, Prokuroria ka përfshirë edhe veprën penale që lidhet me posedimin e paautorizuar të armës.


Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe t’i shqiptojë dënimin e merituar sipas ligjit.

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit