23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovë, njoftoj se një tumor me peshë 3.5 kilogramë dhe përmasa rreth 27 centimetra në gjatësi e 17 centimetra në gjerësi, është hequr me sukses nga kaviteti torakal i një pacienti 23-vjeçar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

SHSKUK tha se bëhet fjalë për një intervenim të rrallë dhe jashtëzakonisht kompleks, i cili paraqiste sfidë të veçantë për ekipin kirurgjik për shkak të përmasave të tumorit, lokalizimit të tij dhe kompleksitetit të ndërhyrjes në kavitetin torakal.

SHSKUK e ka cilësuar këtë rast si një dëshmi të kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimit multidisiplinar në trajtimin e rasteve komplekse kirurgjikale.


“Ky sukses i radhës dëshmon edhe një herë përkushtimin e lartë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer multidisiplinar të stafit të QKUK-së në trajtimin e suksesshëm të rasteve më të rënda dhe më komplekse kirurgjikale”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit