Ky është polici që u lëndua në aksidentin e Malishevës – ishte në detyrë zyrtare

Zyrtari policor që mbeti i lënduar në aksidentin e rëndë të së dielës në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është Altin Kryeziu.

Gazeta merr vesh se Kryeziu në momentin e aksidentit ishte në detyrë zyrtare, kur njëri prej automjeteve të përfshira në aksident doli jashtë rrugës dhe e goditi atë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40, ku janë përfshirë katër automjete.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit