Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara tek Dheu i Bardhë

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara janë parandaluar të futen në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar të dielën në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe Doganës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 100 mijë euro, të ndara në 500 kartëmonedha prej 200 eurosh.

Sipas njoftimit, paratë nuk i ishin nënshtruar procedurave të detyrueshme të deklarimit.

Mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit