Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Merdare.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, autobusi ishte duke qarkulluar në relacionin Gjermani–Kosovë, ndërsa paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.
Indeksonline raporton me burime, duke thënë në raportim se autobusi i përkiste kompanisë Barileva Turist, e cila operon me linja ndërmjet Kosovës dhe vendeve të Evropës.
Mjetet monetare janë ndaluar nga autoritetet doganore, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.








