Tahiri-Kurtit: Nuk do ta merrni Presidencën pa konsensus, Kosova nuk do të bëhet parti-shtet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se nuk do të lejojnë që posti i Presidentit të Kosovës të merret nga Lëvizja Vetëvendosje pa një marrëveshje konsensuale politike.

Tahiri tha se Presidenti duhet të jetë figurë që përfaqëson unitetin e vendit dhe jo interesat e një partie politike.

“Presidentin nuk do ta marrë pa pasur një pozicion konsensual, pa marrë parasysh kush çfarë pozicioni ka, për shkak se ajo është një figurë që duhet të reflektojë unitetin dhe jo partinë. Ne do të punojmë që të pengojmë kthimin e Republikës së Kosovës në parti-shtet”, tha Tahiri.

Ai u shpreh skeptik edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike, duke theksuar se Kuvendi ende nuk është konstituar.

“Qysh mundet me pasur marrëveshje politike kur nuk ka Kuvend të konstituum. Mbi çfarë logjike mund të arrihet një marrëveshje politike kur neve na u ka parandalu hyrja në Kuvend dhe Kuvendi nuk ekziston i konstituar, mbi çfarë baze”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit