Prokuroria kërkon paraburgimin e Vezir Hazirajt

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje.


Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht në fshatin Orroberd të Istogut, ku pas një përleshjeje me të dëmtuarin D.H., Haziraj dyshohet se ka shtënë me një pushkë gjuetie të modifikuar, duke e goditur atë në kofshë dhe duke i shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën.

Prokuroria thotë se Haziraj dyshohet gjithashtu se ka poseduar pa autorizim një pushkë gjuetie të modifikuar dhe një revole. Ndërkaq, më 8 gusht, ai dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj zyrtarëve, duke i kanosur me përdorim të armëve dhe mjeteve shpërthyese.

Vezir Haziraj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 15 gusht, pasi ishte në kërkim lidhur me rastin e tentim-vrasjes. Tashmë, vendimin për kërkesën e Prokurorisë për paraburgim do ta marrë gjykata kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit