Fluks i lehtë në pikat kufitare, kjo është gjendja aktuale në kufi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara sot në ora 10:22, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në Jarinjë, ku në dalje pritet nga 10 deri në 20 minuta, ndërsa në hyrje nga 5 deri në 10 minuta.

Në Merdarë, pritjet në dalje janë nga 10 deri në 15 minuta, kurse në hyrje nga 5 deri në 10 minuta.

Në Mutivodë pritjet në dalje arrijnë deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën e pikave të tjera kufitare ato variojnë nga një deri në pesë minuta.

Aktualisht nuk raportohen kolona automjetesh në pikat kufitare, ndërsa pritjet për kamionë janë kryesisht nga tre deri në pesë minuta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit