Një rast i vrasjes së tentativë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në lagjen Kolovicë të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Sheshi i Arbrit”.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person është plagosur.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Të dyshuar janë dy meshkuj kosovar të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njoftoi policia.








