Vezir Hazirajt i “thahet” goja para hetuesve – nuk flet për dyshimet e rënda, thotë se po merr Tramadol e Diazepam

Vetëm pak orë pasi u dorëzua në Polici, Vezir Haziraj është marrë në pyetje nga hetuesit në kuadër të hetimeve rajonale në Pejë, por ka zgjedhur të mos deklarohet lidhur me dyshimet penale që rëndojnë mbi të.

Haziraj, i cili ishte në kërkim të organeve të rendit, u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund periudhës së arratisjes. Pas dorëzimit, ai është përballur me hetuesit, në praninë e avokatit të tij mbrojtës.

Sipas informacioneve të bëra publike, Haziraj dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në kontroll, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja ndaj personit zyrtar”.

Marrja në pyetje ka nisur në orën 17:30, pasi Haziraj është njoftuar për të drejtat e tij dhe për veprat për të cilat dyshohet.

Megjithatë, kur është dashur të japë deklaratë për rastin, ai ka zgjedhur të heshtë dhe të mos japë versionin e tij para hetuesve.

Avokati i tij ka bërë të ditur se Haziraj ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe ka kërkuar që klienti i tij t’i nënshtrohej ekzaminimit mjekësor.

Ndërkohë, vetë Haziraj ka deklaruar se është duke përdorur Tramadol dhe Diazepam.

Në këto rrethana, avokati e ka këshilluar klientin që të shfrytëzojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, deri në kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Marrja në pyetje ka përfunduar rreth orës 17:45, vetëm 15 minuta pasi kishte nisur, pa dhënë Haziraj deklaratë për ngjarjen dhe dyshimet penale ndaj tij.

Pas dorëzimit në Polici, Haziraj tashmë është përballur edhe me procedurat e para hetimore, ndërsa versioni i tij për rastin mbetet ende i padeklaruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit