I caktohet një muaj paraburgim personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj personit që në sallën e Kuvendit dy ditë më parë bëri thirrje për pushkatim të deputetit Ramush Haradinaj.


Ai dyshohet për kryerje të veprave penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “kanosje”.


Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një person ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit