Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për spiunazh, Fehim Sali

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.


Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale për të cilën zhvillohen hetimet, si dhe se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.


Në vlerësimin e Gjykatës janë marrë parasysh rrethanat që lidhen me rrezikun e ikjes, rrezikun e ndikimit në dëshmitarë dhe në prova, si dhe rrezikun e përsëritjes ose vazhdimit të veprës penale. Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se, në këtë fazë të procedurës, masat më të buta nuk janë të mjaftueshme për neutralizimin e këtyre rreziqeve dhe për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale.

Me rastin e marrjes së vendimit, Gjykata ka shqyrtuar edhe pretendimet e mbrojtjes dhe rrethanat personale të të pandehurit, mirëpo ka ardhur në përfundimin se masa e paraburgimit, për periudhën fillestare prej një muaji, është masë e domosdoshme dhe proporcionale në rrethanat konkrete të çështjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit