iPhone 18 Pro mund të vijë me çmim rekord, shkak kostot e memories

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt furnizimit të qendrave të të dhënave për inteligjencë artificiale.

Pas rritjes së çmimeve për disa produkte si Mac, iPad dhe Vision Pro, raportohet se edhe seria e ardhshme e iPhone mund të preket nga shtrenjtimi.

Sipas vlerësimeve, iPhone 18 Pro mund të kushtojë deri në 300 dollarë më shumë, nëse kostot e memories vazhdojnë të rriten.

The Wall Street Journal raporton se Apple ka nisur të testojë çipat e memories të kompanisë kineze CXMT për iPhone dhe MacBook, kryesisht për modelet që synojnë tregun kinez.

Megjithatë, përdorimi i këtyre çipave mbetet i ndjeshëm për shkak të kufizimeve amerikane ndaj kompanive kineze.

Ndërkohë, iPhone 18 Pro raportohet se ndodhet në një fazë të avancuar të zhvillimit dhe nuk pritet të përdorë çipa të CXMT.

Për Apple, përfshirja e CXMT shihet jo vetëm si mundësi për uljen e kostove, por edhe si alternativë për të siguruar furnizim më të qëndrueshëm me memorie në të ardhmen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit