“Udhëheqja vizionare”, afro 3 mijë euro në muaj për konsulencë, çka përfshin kontrata e ish-kandidatit të PDK-së me Komunën e Prizrenit?

Një kontratë prej 98 mijë e 496 eurosh është dhënë nga Komuna e Prizrenit për Edon Canën, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Kontrata, e cila ka kohëzgjatje prej 36 muajsh, ka të bëjë me angazhimin e Canës si këshilltar për investime strategjike dhe koordinim të projekteve në Drejtorinë e Administratës.

Komuna e Prizrenit udhëhiqet nga Shaqir Totaj, po ashtu pjesë e PDK-së.

Në bazë të vlerës së përgjithshme të kontratës, angazhimi i Canës kap shumën prej rreth 2 mijë e 736 eurosh në muaj gjatë tre viteve.

Çka përfshin dosja e tenderit?

Cana do të angazhohet nga Komuna e Prizrenit për një pozitë konsulence që lidhet me sigurimin e fondeve të jashtme, përfshirë fondet e Bashkimit Evropian dhe financimet nga institucionet financiare e zhvillimore ndërkombëtare.

Sipas dosjes së tenderit, qëllimi i kontratës është që konsulenti të ofrojë mbështetje profesionale për Komunën e Prizrenit në sigurimin, koordinimin dhe menaxhimin e fondeve të jashtme.

Angazhimi thuhet se synon gjithashtu të rrisë kapacitetet e komunës për identifikimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, si dhe të forcojë bashkëpunimin me donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Një nga kërkesat e përcaktuara në dosje është që konsulenti të veprojë si “këshilltar besnik” ndaj Autoritetit Kontraktues dhe të mbështesë e mbrojë interesat e ligjshme të Komunës së Prizrenit.

Dokumenti përcakton edhe se konsulenti është përgjegjës për të gjitha taksat dhe detyrimet doganore në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Ndonëse në ARBK nuk figuron se Edon Cana ka regjistruar veprimtarinë e tij

Cana kishte falënderuar publikisht Totajn

Raporti mes Canës dhe kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, ishte bërë publik edhe më herët nga vetë Cana.

Në një postim gjatë vitit 2025, Cana kishte falënderuar Totajn për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një udhëheqës vizionar.

“Falënderim i veçantë për kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, për mbështetjen e tij të pakursyer. Udhëheqja e tij vizionare është shembull për të gjithë ne!”, kishte shkruar Cana.

Tash, Cana është përzgjedhur për një kontratë trevjeçare nga Komuna që drejtohet nga Totaj, me vlerë totale prej afro 100 mijë eurosh.

Cana ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ku kishte marrë 15.31 për qind të votave, duke u renditur i katërti në garë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit