Sot varroset 30-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Malishevë

Pas aksidentit tragjik që i mori jetën 30-vjeçarit Jetmir Sopi nga Janiqishti i Malishevës, familja ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.

Sopi do të varroset sot, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Janiqisht.

Jetmir Sopi ndërroi jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pasi ishte përfshirë në një aksident të rëndë trafiku më 10 gusht në Janiqishtë.


Në aksident, motoçikleta me të cilën po lëvizte Sopi u përplas me një veturë Volkswagen Golf. Pas lëndimeve të marra, ai ishte dërguar për trajtim në QKUK, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit