Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në Skenderaj se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht.
Sipas njoftimit të KRU “Mitrovica”, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin furnizues FI 300, i cili furnizon rezervuarin në Klinë të Ulët.
Nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas sanimit të defektit.
KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin.








