Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sonte për vazhdimin e seancës konstituive dhe për përmbylljen e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.
Sipas raportimeve, seanca pritet të mbahet rreth orës 20:00 ose 21:00, ndërsa në këtë takim pritet që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Ndërkohë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po zhvillojnë takim në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Në fokus të diskutimeve mes tyre është procesi i konstituimit të Kuvendit dhe çështje të tjera politike, përfshirë edhe atë të presidentit.
Takimi dhe seanca e sotme pritet të jenë vendimtare për zhbllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja.








