Isa Mustafa kritikon Kurtin: Po i bën presion opozitës dhe po tenton t’ia adresojë fajësinë

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për mospropozimin e një emri për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa ka thënë se konstituimi i Kuvendit nuk duhet të ndërlidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Edhe pse nyja e problemit qëndron te gjetja e zgjidhjes për presidentin, vlerësoj se konstituimi i Kuvendit nuk ka arsye të lidhet me çështjen e Presidentit”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, para se të procedohet me zgjedhjen e presidentit, duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.


Mustafa ka vlerësuar se veprimi i Kurtit krijon përshtypjen e një presioni ndaj partive opozitare.

“Veprimi i z. Kurti lë më shumë përshtypje për presion ndaj opozitës dhe për adresim të fajësisë sipas kuteve të tij”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit