Sot varroset Naim Kastrati, 62-vjeçari që vdiq papritur në Karaçevë të Epërme

Gazeta raportoi dje se 62-vjeçari Naim Kastrati humbi jetën paraditen e së enjtes, derisa po qëndronte në një restorant në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës.

Sipas burimeve ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, në restorantin “Te Pishat”, ku Kastratit iu përkeqësua papritur gjendja shëndetësore derisa po pinte kafe.

Në vendin e ngjarjes doli ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Rogoqicë, ndërsa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti u cilësua si vdekje natyrale.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Naim Kastratit do të bëhet sot, më 7 gusht 2026, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Karaçevë e Epërme.

“Me pikëllim të madh i japim lamtumirën e fundit njeriut tonë të shtrenjtë, i cili do të mbetet përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona”, thuhet në njoftimin e familjes Kastrati.

Naim Kastrati është përshkruar nga bashkëvendësit si shok, mik dhe arsimtar i dashur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit