Lagjja Nuhaj në fshatin Komogllavë të Ferizajt është zhytur në zi pas aksidentit tragjik në të cilin humbën jetën tre anëtarë të së njëjtës familje.
Banorët e lagjes kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen, duke theksuar se tragjedia ka prekur rëndë gjithë komunitetin.
“Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në postimin e një bashkëfshatari të viktimave.
Në mesazhin e tyre, banorët kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerëve, duke u lutur që Zoti t’i mëshirojë viktimat dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë pikëllim të madh.
“Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall. U prehshin në paqe”, përfundon mesazhi.








