Një alarm për bombë është raportuar pasditen e së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana tha se policia menjëherë ka ndërmarrë masat e sigurisë në zonë.
“Rreth orës 16:30, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërrmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha ai.
E kjo nuk është hera e parë që për Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka pasur alarm për bombë, këto alarme kanë ndodhur edhe më herët, por që në realitet kanë qenë të rreme.








