Gjini i ashpër me Kurtin: Ai ka qenë një kryeministër i keq

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë konferencës për media, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke vlerësuar se ai ka dështuar në drejtimin e vendit.

“Albin Kurti jo vetëm që është një kryeministër i keq, por ka qenë një kryeministër i keq “, deklaroi Gjini.

Sipas Gjinit, Kurti është përgatitur për të mos thirrur seancë tjetër deri në muajin shtator.

Ai ka thënë se nëse LDK është pjesë e kësaj, atëherë është shumë keq.

“Ne vetëm jemi në shkelje kushtetuese. Në këtë moment ish-kryeministri, ish-ministrat janë duke i uzurpuar zyret. Janë uzurpatorë të pushtetit.Sipas informatave dhe bindjes time, këta janë duke u bërë gati për mos me thirrë seancë deri në shtator, dhe nëse LDK është pjesë e kësaj marrëveshjes, shumë keq”, ka thënë Gjini.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit