Molliqaj: Kurti e mori peng sërish Kuvendin, protestat popullore e vetmja rrugëdalje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se kryeministri, Albin Kurti e ka marrë peng Kuvendin dhe institucionet e vendit.


Molliqaj ka thënë se e vetmja rrugëdalje për partitë politike opozitare është thirrja e popullit në protesta për ta ndalë Kurtin.

“Albin Kurti e mori peng sërish Kuvendin dhe krejt institucionet. Po e shantazhon opozitën, ja marrëveshje qysh du, kur du unë, ose zgjedhje kur du unë. E ai po dëshiron me i shty zgjedhjet për dhjetor.”, ka thënë Molliqaj.


Ai ka kritikuar që liderët e partive kanë pranuar të shkojnë në takime me Kurtin.

“Takimet e opozitës me Kurtin janë gabim. Tash ka vetëm një rrugëdalje. Duhet me ftu popullin e Kosovës, kundër marrjes peng të institucioneve nga partia në pushtet. Këta veç demokrat nuk janë. Bashkëpunimi me ta është me i shërby autoritarëve. Vendi duhet me u ballafaqu me protesta qytetare.”, ka thënë ai ndër të tjerash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit