Kurti fton Hamzën dhe Gjinin për takim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas ndërprerjes së seancës së konstituimit të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.


Kurti ka deklaruar se çdo përpjekje për konstituimin e Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për çështjen e presidentit do të çonte drejt një situate të re politike dhe mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit.

Kurti ka bërë të ditur se është i gatshëm të vazhdojë komunikimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje për takim edhe liderëve të partive të tjera.


“I bëj thirrje kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të takohemi dhe të bisedojmë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, nëse kryetari i Kuvendit dhe qeveria janë përgjegjësi e shumicës parlamentare, çështja e presidentit duhet të trajtohet si përgjegjësi më e gjerë politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit