Kryetari i LVV’së, Albin Kurti, ka folur për media pasi në seancën konstituive s’ka propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit.
Kurti tha se dëshiron t’i japë një shans marrëveshjes për presidentin, pasi, sipas tij, nëse Kuvendi konstituohet pa një marrëveshje për këtë çështje, kjo do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit.
“Duhet t’i japim një shans marrëveshjes politike apo konsensusit për presidentin apo presidenten e re. Çfarëdo konstituimi pa marrëveshje për presidentin do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit. Marrëveshja është rruga e duhur për konstituimin e institucioneve, ashtu siç e do rendi”, ka thënë Kurti.








