Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha që ende s’kanë emër për kryetar të Kuvendit.
Kurti e tha këtë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke i kërkuar kohë kryesuesit të kësaj seance, Avni Deharit.
“Rifillimi i bisedimeve u bë vetëm këtë javë, ne duam bisedime edhe me PDK-në edhe me AAK-në, ndonëse refuzimi i tyre është i qartë. Zgjedhjet na u shkaktuan sepse në prill nuk u zgjodh presidenti. Ne duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues. Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë drejt edhe një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme të panevojshme. Andaj, i nderuari kryesues, z. Avni Dehari, kërkojmë kohë shtesë që t’u japim shans bisedimeve politike për marrëveshje për president a presidente të re”, deklaroi Kurti.
Kërkesa e Kurtit u miratua nga bashkëpartiaku i tij, duke u shtyrë seanca konstituive.








