Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Lipjani, u gjet i plagosur

Fatmir Olluri, 52-vjeçar nga Dobraja e Madhe e Lipjanit humbi jetën tragjikisht pasi u gjet i plagosur me armë zjarri.

Ai ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit, pasi ishte gjetur i plagosur. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte transferuar për trajtim në QKUK.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Fatmir Olluri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45, në Intensiven Qendrore të QKUK-së.


Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Olluri ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontributin e tij në luftën për liri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit