Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të përpiqet sërish t’ua atribuojë fajin partive të tjera nëse nuk arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Sipas Arifit, Kurti nuk e ka problem të thotë të pavërteta, por kësaj radhe, sipas tij, do ta ketë më të vështirë t’i bindë qytetarët t’i besojnë ato.
“Kosova është bërë vend i çudirave. Propaganda e tij mundet me pas sukses edhe në këtë aspekt. Por e ka problem me rrejt – ai nuk e ka problem me rrejt kështu, por e ka problem me shit këtë rrenë”, deklaroi mes tjerash Arifi.








