“T’i përmendi me emra dhe mbiemra”, Baton Haxhiu thotë se kryetari i LDK-së dhe të tjerë kanë marrë para

Analisti Baton Haxhiu reagoi mbrëmë gjatë një debati televiziv, pasi Xhafer Tahiri nga LDK-ja ia përmendi Dibran Hoxhës fondet që, sipas tij, ai merr nga OJQ-të.

Hoxha iu përgjigj duke thënë: Më mirë me marrë fonde publike se ato që i merrni ju.

Më pas, Baton Haxhiu ndërhyri duke i thënë Tahirit se edhe kryetari i LDK-së ka pranuar para.

Ai shtoi se ka disa emra që mund t’i bëjë publikë, për të cilët pretendon se kanë pranuar para.

“I ka marrë paret kryetari yt, mos e qo ma andej. Mos hajde këtu me i fol njerëzve se kush merr fonde. T’i tham me emra dhe mbiemra.”

Nga ana tjetër, Tahiri u përgjigj se fondet e LDK-së janë fonde që partia i merr përmes KQZ-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit