Një grabitje e armatosur ka tronditur zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku një argjendari ka qenë cak i dy personave të dyshuar të armatosur.
Sipas informacioneve paraprake, dy autorët e dyshuar kanë hyrë në argjendari të pajisur me armë zjarri të tipit kallashnikov, ku kanë marrë sende me vlerë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se dy personat kanë përdorur një motor për t’u larguar dhe dyshohet se kanë marrë drejtimin e zonës së Institutit Bujqësor pas grabitjes.
Ndërkohë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.








