Rruga e Kombit me pagesë, por jo me standarde? Një korsi e bllokuar prej javësh në Kolsh, qytetarët vijojnë të paguajnë tarifën e plotë

Qytetarët që udhëtojnë në autostradën “Rruga e Kombit” po shprehin pakënaqësi për gjendjen e një segmenti në zonën e Kolshit, ku, sipas raportimeve dhe pamjeve të publikuara, njëra korsi vijon të jetë e bllokuar prej javësh, ndërsa tarifa e kalimit mbetet e pandryshuar.

Përdoruesit e rrugës kritikojnë faktin se paguajnë tarifën e plotë të autostradës, ndërkohë që qarkullimi zhvillohet me kufizime dhe infrastruktura, sipas tyre, nuk ofron standardin që pritet nga një rrugë me pagesë.

Ankesat nuk ndalen vetëm te gjendja e korsisë. Shumë qytetarë shprehen të pakënaqur edhe me mënyrën e llogaritjes së pagesës për ata që paguajnë me euro, duke pretenduar se kursi i këmbimit i aplikuar është më i lartë se ai i tregut.

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga kompania koncesionare apo autoritetet përgjegjëse lidhur me arsyet e bllokimit të korsisë, afatin e përfundimit të punimeve apo pretendimet e ngritura nga përdoruesit e rrugës.


Qytetarët kërkojnë që, për sa kohë autostrada është me pagesë, të garantohet mirëmbajtja, funksionaliteti i plotë i infrastrukturës dhe transparencë lidhur me tarifat që paguajnë çdo ditë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit