Ish-Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale.
Gazeta raporton me burime se Aliu që nga ora 10:00 është duke u marrë në pyetje.
Sipas mediumit, ai po intervistohet për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku Aliu dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit.
Gazeta ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale lidhur me këtë rast, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.








