U kapën në flagrancë duke vjedhur në një fabrikë në Dragash – arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar të martën mbrëma në Dragash, pasi u kapën në vendngjarje gjatë përpjekjes për të kryer vjedhje të rëndë në një fabrikë që aktualisht nuk është në funksion.

Rasti ka ndodhur më 4 gusht, rreth orës 21:12, ku pas marrjes së informacionit për një vjedhje në proces, patrullat e stacionit policor të Dragashit dhe ato të policisë kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar në lokacion.

Si rezultat i ndërhyrjes, rreth orës 22:30 është arrestuar i dyshuari i parë brenda hapësirave të fabrikës, ndërsa pak minuta më vonë, rreth orës 22:45, janë kapur edhe dy të dyshuarit e tjerë.


Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisje të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjes, përfshirë dorëza, fleks, bateri ndriçuese, sharrë metalike, si dhe një automjet në pronësi të njërit prej të dyshuarve.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e stacionit të Dragashit si dhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Prizreni.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit të moshës 38, 37 dhe 36 vjeç janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia po vazhdon punën për mbledhjen e provave dhe hetimin e lidhjes së mundshme të të dyshuarve me raste të tjera të ngjashme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit