Arrestohet i dyshuari që kanosi kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Një person i dyshuar për kanosjen e Kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas më shumë se një viti e gjysmë nga raportimi i rastit.


Sinjali raporton se bëhet fjalë për Haziz Bytyqin, rreth 31-vjeçar.

Sipas burimeve, ai është arrestuar mbrëmjen e 4 gushtit, rreth orës 21:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.


Dyshimet lidhen me një rast të ndodhur më 9 shkurt 2025, kur Haziz Bytyqi dyshohet se, përmes rrjetit social Facebook, kishte kanosur Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në procedurë policore, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndaj tij po zhvillohen procedurat për veprën penale “Kanosje”, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit