Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për datën 5 gusht 2026.
Sipas vendimit, çmimet plafon të caktuara janë si më poshtë:
Nafta (dizel): 1.77 euro/litër
Benzina: 1.50 euro/litër
Gasi: 0.60 euro/litër
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.
MINT u bën thirrje qytetarëve që për çdo parregullsi ose mosrespektim të këtyre çmimeve t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin [email protected] ose përmes numrit të telefonit pa pagesë 0800 11000.








