“Figurë ceremoniale”, Abdixhiku me 16% e përbuzi postin e kryetarit të Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përbuzur pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndonëse ka insistuar se ndarja e pushteteve duhet të bëhet në përputhje me rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Abdixhiku tha se nëse s’ka marrëveshje deri më 6 qershor, ia ka kërkuar Kurtit që të procedohet me konstituim të Kuvendit.

“Nëse deri më 6 gusht s’kemi marrëveshje, i kemi thënë të vazhdojë konstituimi. LDK-ja s’ka apetit për kryetar të Kuvendit, sepse është figurë ceremoniale e cila duhet të përfaqësojë propozimin e partisë së parë, siç e thotë edhe Kushtetuta. Për çështje të tjera, kemi afat kohor shtesë. Sa më herë të bëjmë zgjidhje, aq më mirë”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku gjatë deklaratave të tij la të nënkuptohet se LDK’ja e do presidentin, ku me gjasë të madhe kandidate për këtë pozitë do të jetë Vjosa Osmani.

Megjithatë, Kurti tha se presidenti duhet të jetë një figurë unitare dhe dikush që s’është i përfshirë në politikë.

“Lëvizja Vetëvendosje konsideron që presidenti apo presidentja e Republikës, si një figurë që duhet të ngrohë zemrat e të gjithë qytetarëve të republikës, në kuptimin e vlerave dhe meritave profesionale, pra një personalitet që do të kishte shumë karakter të mirëpritur nga popullsia, nuk do të paraqiste polin e katërt të pushtetit, sepse republika demokratike i ka tri shtylla, do të duhej të ishte jashtë partive politike dhe njëkohësisht të mos ishte i përfshirë në polemika ditore. Ne jemi të interesuar e të gatshëm që të bashkëpunojmë me LDK-në sepse vendi ynë ka nevojë për progres, mirëpo sa i përket pozitës së presidentit, qëndrimi ynë është që nuk do duhej të ishte pjesë e pushtetit politik”, deklaroi Kurti.

Abdixhiku e përbuzi rolin e kryetarit të Kuvendit, ndonëse partia e tij u radhit e treta në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ku mori 16,69 për qind të votave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit