Kurti deklarohet pas takimit me Abdixhikun, tregon nëse u arrit marrëveshja politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun.

Kurti tha se nuk ka ndonjë marrëveshje politike mes LVV’së dhe LDK’së, ndonëse tha se u diskutuan qasje të ndryshme.

“Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do të ishte po të kishim marrëveshje. Marrëveshje politike nuk kemi, diskutuam për qasjet e ndryshme, kemi nevojë për një marrëveshje politike që respekton rezultatin zgjedhor, e shndërron edhe në kontribut për stabilitet institucional dhe funksionim të Republikës. Askush s’i do zgjedhjet e reja, mirëpo nuk do të kemi marrëveshje, përkundër mos-dëshirës që të mos shkojmë në zgjedhje të reja, fatkeqësisht ato mund të shkaktohen. Do të përpiqemi maksimalisht, do të vazhdojmë komunikimin dhe takimet. Meqenëse janë afruar ditët dhe do të na duhet edhe në rast të mungesës së marrëveshjes politike, pasnesër duhet të jemi në seancë”, deklaroi Kurti.

“Ka edhe shumë vullnet edhe zell për të punua bashkë. Kjo është optimiste për dy subjektet tona dhe besoj që është një gjë shumë e mirë për vendin tonë dhe për qytetarët. Nuk mund të themi që takimet me LDK-në janë ndonjë lajm tashmë në Kosovë. Është normale që ato të ndodhin. Unë besoj që takimet mes subjekteve politike nuk duhej të ishin lajm. Ne duhet të takohemi, duhet të komunikojmë, të bashkëpunojmë për atë çfarë pajtohemi. Nuk arrita të takohem sërish me kryetarin e ri të Aleancës, zotëri Ardian Gjinin, përkundër përpjekjeve tona. Mendoj që është e paarsyshme të takohemi e të mos bisedojmë”, deklaroi më tej ai.

“Për dallim prej kryetarit të AAK-së i cili u vetëpërjashtua, e kemi një situatë tjetër jo të lehtë, për shkak se kryetari i PDK u vetëpërjashtua në fillim të procesit të bisedimeve. Unë besoj se duhet të takohemi edhe më tej. Vullneti dhe gatishmëria ime do të jenë gjithmonë aty”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit