Muja akuzon “Drinin e Bardhë” dhe “Qumështoren Vita” për furnizim me ujë të ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kompanisë rajonale të ujitjes “Drini i Bardhë”. Ai ka thënë se kjo kompani ka keqpërdorur dhe shkelur një marrëveshje për ujin e sistemit të ujitjes. Sipas tij, uji i dedikuar për ujitje për fermerët në Istog, ka përfunduar te “Qumështorja Vita”.

Në një konferencë për media për publikimin e analizave nga sektori i qumështit, Muja ka thënë se ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes së Ministrisë me “Drinin e Bardhë”.

“Siç na ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, qumështoret tona, specifikisht ‘Abrazeni’ (qumështorja Vita), e përdor ujin e sistemit të ujitjes. Uji, në bazë të rregullores për higjienë, duhet të jetë vetëm ujë i trajtuar, vetëm ujë i pijes. ‘Drini i Bardhë’ është kompania që ne dyshojmë se e ka keqpërdorur dhe e shkelur marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Bujqësisë. Uji që ne e kemi financuar për t’u ndihmuar fermerëve të Istogut ne dyshojmë se është rikanalizuar për ta furnizuar jashtëligjshëm Abrazenin me ujë të pijes”, ka thënë ai në konferencë.

Tutje, Muja ka deklaruar se ka kërkuar sqarime nga “Drini i Bardhë” dhe se, sipas tij, kjo kompani ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë “por se vetëm për cisterna të qumështit”. Për këtë çështje ai ka paralajmëruar kallëzim penal nga Ministria.

“Të gjitha marrëveshjet do të rishikohen që shkelje të tilla… Ujin e fermerit për ujitje, që e ka financuar Ministria e Bujqësisë, nuk mund ta marrësh për ujë të pijes e as për prodhim të qumështit. Do të trajtohet me shumë seriozitet”, ka shtuar Muja.

Muja po ashtu ka thënë se ky përpunues qumështi nxjerr në treg produkte me vaj palme e edhe me qumësht pluhuri.

Në momentin e publikimit të këtij artikulli, KOHA ka dërguar pyetje në e-mail adresat e emrave të akuzuar nga Muja. Sapo të ketë përgjigje, ato do të publikohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit